Marsial zbarkon te Sevilja, zbulohen dy klauzolat e çmendura nga të cilat shpëtoi Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 21:38

Marsial zbarkon te Sevilja, zbulohen dy klauzolat e çmendura nga të cilat shpëtoi Mançester Junajtid

Disa vite më parë, Antoni Marsial shihej si ylli i ardhshëm i futbollit botëror dhe Mançester Junajtid u ngut të firmoste me lojtarin duke paguar një shifër të kripur për një 19-vjeçar.

marsiallll

“Djajtë e kuq” paguan rreth 43 milionë euro për futbollistin, edhe pse ishte një “bast”, duke e bërë në vitin 2015 blerjen e tretë më të madhe në historinë e klubit, pas Di Maria e Mata. Për fatin e keq të francezit, ai thjesht mbeti një premtim, pasi nuk tregoi kurrë potencialin që pritej nga ai dhe në fakt, i hoqi nga duart klubit të Monakos, i cili e transferoi në Angli, disa shifra të majme.

Lojtari tashmë do të firmosë te Sevilja dhe në Spanjë kanë zbuluar disa klauzola që kishte pasur në marrëveshjen e Mançester Junajtid me Monakon. Vetëm një prej tyre ishte plotësuar, ajo e 25 golave me fanellën e skuadrës angleze, pas të cilës Junajtid i pagoi Monakos 8,5 milionë euro të tjera.

Dy të tjerat tregonin pritshmërinë e madhe që kishet për të, por që nuk u përmbush kurrë. Një prej tyre ishte që të regjistronte 25 ndeshje me përfaqësuesen e Francës deri në vitin 2019, por bëri vetëm 18 të tilla, duke i hequr Monakos nga duart 8,5 milionë euro. Ndërkohë, ishte parashikuar që nëse brenda vitit 2019 do të fitonte “Topin e Artë”, kishte një klauzolë tjetër prej 8,5 milionë eurosh për t’u paguar. Shifra nga të cilat Mançester Junajtid ka shpëtuar, duke parë rendimentin e futbollistit që ishte shumë larg asaj që pritej prej tij.

PANORAMASPORT. AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"