Marshimi i Laçit, 10 pikë më shumë se një vit më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 16:08

Marshimi i Laçit, 10 pikë më shumë se një vit më parë

Problematika e hasur në sezonin e shkuar, ku mbijetesa u sigurua në fund të kampionatit, ka shërbyer si mësim për drejtuesit e Laçit, të cilët reflektuan në merkaton e verës. Afrimet e goditura në merkato, duke alternuar elementë të spikatur në Superiore dhe besimi te disa lojtarë të rinj dhe të perspektivës, ka bërë që Laçi i këtij sezoni të jetë një “kockë e fortë”, madje një rrezik i vazhdueshëm për skuadrat që pretendojnë titullin kampion.

Laci-Skenderbeu

Laçi mbetet skuadra e vetme që ka arritur të ndalë vrullin e Skënderbeut në këtë pjesë të parë të sezonit, ku të dielën i mposhtën për herë të parë korçarët në kampionat. Laçi i këtij viti nuk ka asgjë të përbashkët me skuadrën e sezonit të shkuar, pasi kurbinasit janë kthyer në habitatin që patën zgjedhur në vitet e fundit për të synuar pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Laçi në 14 javë të këtij kampionati ka grumbulluar 10 pikë më shumë në krahasim me atë që kurbinasit kishin arritur në të njëjtën pikë të sezonit një vit më parë. Aktualisht Laçi ka 21 pikë, duke qenë 10 pikë larg Skënderbeut kryesues, ndërsa diferenca me Flamurtarin e vendit të dytë është 4 pikë. Duke krahasuar arritjet e 14 javëve, Laçi mbetet skuadra me progresin më të madh në krahasim me të njëjtën periudhë të sezonit të shkuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"