Marselo te Juventusi? Mbrojtësi e thotë vetë: E vërteta është se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 22:17

Marselo te Juventusi? Mbrojtësi e thotë vetë: E vërteta është se…

Në një intervistë të gjatë për Real Madrid TV, është vetë mbrojtësi i madrilenëve, Marselo, i cili ka hedhur një sy mbrapa në karrierën e tij të gjatë, por gjithashtu, flet edhe për të ardhmen, për zërat që e lidhnin me një kalim të mundshëm këtë merkato vere tek Juventusi, apo edhe për çështje të tjera.

marselo

13 sezone, 19 tituj – “Kur nis çdo sezon i rij, fshij gjithçka sikur të mos kem fituar asgjë. Jam i uritur, dhe kjo dëshirë më bën të shtoj titujt. Çdo sezon jap më të mirën dhe luftoj për të fituar.”

Në Madrid – “Jam shumë i lumtur këtu, njerëzit e dinë që kjo është shtëpia ime. Kam ende disa vite në kontratë, dhe jam në klubin më të mirë në botë. Ka shpesh zëra rreth meje, por e kam pasur të vështirë të provoj se dua të vazhdoj në Madrid. Unë vazhdoj bëj punën time çdo sezon. Dua akoma të vazhdoj të luaj këtu.”

Juventus – “Kam parë që janë shkruar shumë gjëra pa lidhje. Thjesht flasin disa njerëz që japin opinione, dhe më pas krijojnë gjëra që nuk janë të vërteta. Por, siç e thashë, unë jam po aq i entuziazmuar sa 18-vjeçari Vinicius, dhe dua të vazhdoj të qëndroj këtu te Reali deri në fund.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"