Marselo pranë lamtumirës me Realin, pritet t’i bashkohet Ronaldos te Juventusi në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 10:56

Marselo pranë lamtumirës me Realin, pritet t’i bashkohet Ronaldos te Juventusi në…

Marselo po has jo pak vështirësi te Reali i Madridit ku minutazhi i tij sa vjen e zvogëlohet. Sipas portalit iberik “Fichajes.net”, as prova si mbrojtës qendre krah Varanit nuk i shërbeu brazilianit që në takimin e fundit, pa Ramosin, madrilenët kishin pikërisht kaçurrelsin si pikë të dobët në prapavijë.marcelo-ronaldo

Edhe goli i Sevijës erdhi nga një hutim i 31-vjeçarit, i cili e detyroi Varanenë të linte pozicion për të mbuluar boshllëqet e kolegut.

Në fund të sezonit do të kthehet në bazë Regijon (i huazuar te Sevija) teksa Mendi është shndërruar në pronar të atij që dikur ishte vendi i Marselos. Në këto kushte braziliani mund të largohet pa pengje, teksa Ronaldo ka kohë që mezi e pret t’i bashkohet te Juventusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"