Marselo humbet toruan pas eliminimit, lë “iPadin” në avion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 9:21

Marselo humbet toruan pas eliminimit, lë “iPadin” në avion

Nuk është kapërdirë mirë eliminimi i Brazilit nga vetë lojtarët, edhe pse 24 orë pas ndeshjes me Belgjikën ata u rikthyen për të vazhduar jetën dhe pushimet. Shumë lojtarë shkuan në Rio De Zhaneiro, ndërsa të tjerë u nisën menjëherë në destinacionet e tyre për pushime. Miranda dhe Marselo shkuan në Madrid.

5645445marselo

Bashkë me ta ishte edhe Danilo, i cili do të kryejë vizitat për të parë shkallën e dëmtimit të ligamentit. Por mërzitja nga dështimi nuk kishte kaluar, aq sa Marselo e kishte humbur fare toruan duke harruar në avion “iPadin” e tij. Në momentin kur ishte duke u larguar, rojet e sigurisë e njoftuan se duhet të kthehej sërish për të marrë sendet e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"