Marselo, Godin dhe Benatia. Juventusi përgatit çmendurinë e radhës në merkato, por duhet të sakrifikojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 22:51

Marselo, Godin dhe Benatia. Juventusi përgatit çmendurinë e radhës në merkato, por duhet të sakrifikojë

Sapo finalizuan me sukses blerjen e shekullit, drejtuesit e Juventusit kanë nisur punën për afrimin e lojtarëve të tjerë cilësorë, në mënyrë që objektivi Champions të bëhet më lehtësisht i arritshëm. Por sigurisht që në këtë merkato të bardhezinjve do të ketë edhe lojtarë që do të sakrifikohen dhe do të sjellin miliona në arkat e klubit bardhezi.

marselo

GODIN-MARSELO- Miqësia e Ronaldos me Marselon mund të bëjë që ky i fundit të përfundojë në Torino. Ditën e djeshme, ai ka ndjekur faqen zyrtare të Juventusit në “Instagram”, duke u shkelur syrin bardhezinjve. Por një transferim i mundshëm i tij është i lidhur vetëm me një largim të Aleks Sandron, ofertat për të cilin nuk mungojnë.

Një emër tjetër që mund të zëvendësojë Sandron është Bernat i Bajernit. Por skuadra e Juventusit mund të afrojë një tjetër lojtar nga kampionati spanjoll dhe bëhet fjalë për Diego Godin.

diego-godin_1sra9yt2gcov71liejothmsg0n

Një mbrojtës që i pëlqen shumë Alegrit dhe mund të vishet bardhezi në rast se do të largohet Benatia. Për mesfushën, emri më i nxehtë dhe më i përfolur është Rabio, për të cilin po bëhen sondazhe nga bardhezinjtë. Ai mund të vijë këtë vit ose sezonin e ardhshëm me parametra zero.

bernat

SAKRIFICAT- Por për të afruar lojtarë të tillë duhet që të largohen disa nga ata që janë pjesë e skuadrës aktuale. Dy futbollistët që duken më afër largimit janë mbrojtësi Rugani dhe sulmuesi Higuain. Ata do të përfundojnë te Çelsi për 40 milionë euro. Ditën e djeshme ka pasur një takim mes agjentit të sulmuesit dhe drejtuesve e bluve të Londrës.

levizjet

Në Premier Ligë mund të jetë edhe e ardhmja e Sturaros, i cili ka pasur gjithmonë e më pak hapësira. Skuadra e interesuar për të është Leiçester. Nuk përjashtohet mundësia që edhe qendërmbrojtësi Benatia të largohet, por për të nuk ka oferta konkrete. Për Pjaniçin ka oferta, por ai do të rinovojë dhe do të qëndrojë në Torino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"