Marrin vizat afrikanët e Tiranës, klubi vendos për fazë përgatitore në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 22:45

Marrin vizat afrikanët e Tiranës, klubi vendos për fazë përgatitore në Shqipëri

Klubi i Tiranës ka pajisur me viza ditën e sotme dy përforcimet e reja nga Gana. Vinsent Atinga dhe Uinful Kobinah këtë fundjavë priten të mbërrijnë në Tiranë për tu bashkuar me stërvitjen e bardhebluve.

tirana

Siç njofton vetë klubi, ata do të grumbullohen në periferi të qytetit, ku edhe fazën përgatitore për sezonin e ri do të zhvillojë në Shqipëri. Nga java e ardhshme do të nisin edhe ndeshjet miqësore për bardheblutë.

Me interes janë çështjet e Hoxhallarit dhe Grecës, të cilët u huazuan te Laçi për Europën. Kurbinasit dëshirojnë që Hoxhallari të jetë edhe për turin tjetër pjesë e tyre, ndërsa Greca ishte pjesë e tyre për ndeshjen e parë, por nuk mund të luante pas një pezullimi që kishte prej kartonëve nga sezoni i kaluar në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"