Marrin fund të gjitha dilemat, Marash Kumbulla do të kalojë te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 15, 2020 | 23:00


Marrin fund të gjitha dilemat, Marash Kumbulla do të kalojë te skuadra e…

Marash Kumbulla i Interit. Një lajm që po merr çdo ditë e më shumë konfirmime të rëndësishme. “Panorama Sport” bëri me dije se zikaltrit kishin prenotuar shqiptarin dhe tashmë është prestigjiozja “Sky Sport” që e konfirmon diçka të tillë. Kjo si dëshirë e vetë lojtarit dhe si insistim i zikaltërve që kanë bërë gati kontratën dhe tashmë mungojnë detajet e marrëveshjes me Veronën, pasi kanë fituar konkurrencën me rivalet e tjera.

marash-kumbulla

Lacio së fundmi ka rritur ofertën për shërbimet e shqiptarit, në 20 milionë euro dhe përfshirjen e një futbollisti në këmbim, por Interi është në krye të listës. Gazeta “Panorama Sport” ka bërë me dije se shqiptari është i “prenotuar” nga zikaltrit dhe mbetet për t’u parë nëse do të transferohet menjëherë apo do të lihet një vit i huazuar te Verona. Kjo në bazë të vendimit për Shkriniar. Gjatë pasdites së djeshme, “Sky Sport” dhe “Gianluca di Marzio” kanë raportuar se mbrojtësi është i zikaltërve. “Kumbulla i Interit.

Zikaltrit kanë gati kontratën deri në qershor 2025 me qendërmbrojtësin. Mungon vetëm akordi final me Veronën, por zikaltrit kanë firuar konkurrencën me çdo rival tjetër”, ka shkruar Fabricio Romano, eksperti i merkatos për “Sky Sport.Kumbulla Inter

Në të njëjtën linjë është edhe “Gianluca di Marzio”, i cili ka shtuar: “Duhet vetëm një shtrëngim i zikaltërve për të finalizuar marrëveshjen me Veronën”. Ndërkohë, të tjera media pranë Veronës bëjnë me dije se Kumbulla ka njoftuar agjentin e tij për të refuzuar çdo ofertë nga jashtë Italisë pasi dëshiron Interin. Është caktuar një takim mes agjentit dhe drejtuesve të Veronës, pikërisht në lidhje me të ardhmen si zikaltër.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com