Marrin fund dilemat, zbulohet se kur do të publikohet kalendari i Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2021 | 14:18

Marrin fund dilemat, zbulohet se kur do të publikohet kalendari i Kategorisë së Dytë

Merr fund dilema e shortit të Kategorisë së Dytë. Gjatë ditës së sotme Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar klubet pjesëmarrëse se nesër në ambjentet e stadiumit “AIR Albania” në orën 14:00 do të publikohet kalendari i sezonit të ri futbollistik 2021/2022.

kategoria_dyte_cover

Kampionati do të përbëhet nga 25 skuadra dhe do të ndahet nga dy grupe A dhe B.

Vlen të theksohet se Partizani B ka hequr dorë nga gara dhe nuk dihet ende nëse edhe ekipi i Valbonës do të vazhdojë për shkak të financave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"