“Marrim pikë ndaj Partizanit”, Emiljano Vila flet për përballjen me Tiranën në Kupë: Kualifikohemi dhe kapim Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 21:09

“Marrim pikë ndaj Partizanit”, Emiljano Vila flet për përballjen me Tiranën në Kupë: Kualifikohemi dhe kapim Europën

Teuta mësoi pak orë më parë kundërshtarin e raundit gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë, teksa goglat e vunë përballë skuadrës se Tiranës.

emiljano vila

Një përballje tepër e vështirë kjo për skuadrën durrsake, por që shanset për kualifikim janë maksimale. Për “Panorama Sport” ka folur kapiteni i bluve, Emiljano Vila. Ai shprehet se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe shanset janë 50 me 50. Vila mendon se në fokus ka ndeshjen me Partizanin, pasi ajo është më e rëndësishme për momentin.

Sot (dje) u hodh edhe shorti i Kupës, jeni i kënaqur që do të luani në gjysmëfinale me Tiranën dhe për më tepër në transfertë?

Mund të them që është një ndeshje e vështirë. Shorti nuk është i thjeshtë, pasi siç e dimë përballë kemi një ekip që ka bërë mirë deri më tani, kështu që Tirana kërkon vlerësim maksimal.

Sa shanse ka Teuta të kalojë në finale?

Shanset janë në fushën e lojës, aty do të shihet çdo gjë. Jemi 11 kundër 11 dhe shanset janë si për Teutën dhe Tiranën.

Do të donit një finale me Vllazninë apo me Egnatian?

Jeni të fokusuar te ndeshja me Partizanin, më pas do të mendojmë Kupën, të dyja janë ekipe të forta, kështu që s’kam preferenca.

Teuta ka më shume shanse për të marrë Kupën, si mendoni?

Nëse do të jemi të përqendruar si ekip do të arrijmë larg, pasi çdo gjë është në dorën tonë. Gjithsesi, kemi dy ndeshje në kampionat me Partizanin dhe Laçin, të cilët janë rivalët tanë dhe natyrisht ata si çdo ekip kërkojnë që të arrijnë më të mirën. Unë besoj se jo vetëm që do t’ia dalim për në Europë, por do të mundohemi të përsërisim suksesin e 3 viteve më parë, të marrim kupën.

Sa e vështirë është ndeshja ndaj Partizanit?

Është një ndeshje shumë e vështirë, sepse edhe Partizani ka ekip të mirë dhe kompakt, por unë kam besim se me vlerësimin që ne i kemi bërë kësaj ndeshjeje, do të futemi në fushën e lojës për të dhënë më të mirën tonë dhe jam i bindur, që këtë takim do ta zgjidhin lojtarët e sulmit.

Është vendimtare përballja ndaj Partizanit?

Të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme për objektivin që kemi. Ndoshta nuk kemi pasur edhe fat në rezultate, por kemi bërë lojëra të mira. Më vjen keq që nuk kemi fituar edhe për gabimet tona, por lojërat i kemi bërë shumë të mira.

Kë do të veçonit nga lojtarët e Partizanit?

Nuk dua që të veçoj asnjë nga lojtarët e Partizanin, janë shumë të mirë të gjithë dhe mbi të gjitha kanë shumë sezone që luajnë bashkë në kampionatin shqiptar dhe e njohin më mirë garën.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"