Marrëzi futbolli/ Nudo, minj të ngordhur e UFO, në stadium ndodh e papritura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 11:31

Marrëzi futbolli/ Nudo, minj të ngordhur e UFO, në stadium ndodh e papritura

Brenda një stadiumi shihen shpesh gjëra të pabesueshme. Gola fantastikë, koreografi drithëruese. E megjithatë, si vend stadiumi mund të shndërrohet edhe në një teatër marrëzish. Ngjarje të jashtëzakonshme, që kurrë (asnjë tifoz) nuk do i kishte pritur.

Generated by IJG JPEG Library

NJË XHIRO… – Është vërtet e pabesueshme ajo që ka ndodhur në impiantin “Olimpico” në vitin 2010, kur shqiponja Olimpia, simbol i Lacios, u ngjit mbi çatinë e stadiumit. Kaluan plot 35 minuta, përpara se të rikuperohej nga stërvitësi.

Smoke-1

GRANATA – E pabesueshme, por e vërtetë, ajo që ka ndodhur gjatë ndeshjes mes dy skuadrave aziatike, ku pak përpara ekzekutimit të një goditjeje këndi, një prej futbollistëve u ul për të marrë në tokë atë që fillimisht ngjasoi me një çakmak. Por, menjëherë pasi e hodhi jashtë fushës së lojës, pranë kartelave publicitare, objekti menjëherë shpërtheu…

Brondby-fans-throw-dead-rats-at-Copenhagen-players

MINJ TË NGORDHUR – Të ekzekutosh një goditje nga këndi, mund të jetë vërtet e ndërlikuar (siç u pa edhe më sipër). Këtë e dinë mirë lojtarët e Kopenhagenit që, pikërisht në momentin kur iu afruan flamurit për të kryer një skemë, u goditën nga tifozët kundërshtarë me çfarëdolloj gjëje: edhe minj të ngordhur.

maxresdefault

UFO – Më 27 tetor të vitit 1954 u panë disa objekte të paidentifikuara (UFO) në qiellin e Firences, mbi stadium, gjatë ndeshjes mes skuadrës vjollcë dhe Pistoiezes. Një event i shndërruar në objekt interesi, në atë kohë, të programeve televizive dhe botës së “ufologjisë”.

VETËTIMË – Në Kongo, gjatë një ndeshjeje futbolli, mbi stadium u duk një vetëtimë. Rezultati? Lojtarët të shtrirë në tokë, me duart në veshë. Për fat, incidenti natyror nuk pati asnjë pasojë.

ARBITRI-FUTBOLLIST – Gjatë një ndeshjeje bamirësie mes Totenhemit dhe Lidsit, arbitri Ueb “lajthiti”… Pasi mori topin, nisi të driblojë të gjithë lojtarët. Përpara se të ndalej nga një futbollist me faull!

TIFOZË TË RREMË – “Nereo Rocco” vuan për mungesën e publikut? Triestina, në vitin 2010, u përgjigj duke instaluar imazhe gjigante tifozësh të portretizuar, gjatë supersfidave kur stadiumet tejmbushen, për t’i ofruar një imazh piktoresk dhe të gjallë telekamerave”.

MË I NGJYROSURI – Në një stadium, futbolli ka njohur edhe Horge Kamposin, lojtarin më të ngjyrosur në botë. Ish-portieri meksikan, që me raste kishte “vesin” të shkonte edhe në sulm, duket se ka dashur të bëhet stilist: të famshme uniformat ngjyra-ngjyra të dizajnuara nga ai vetë. Gjatë Botërorit “Francë ’98”, megjithatë, Blater ia ndaloi…

PROTESTA NUDO – Reagim i çuditshëm nga ana e një portieri të një skuadre femrash në Rumani, në vitin 2014, që protestoi me furi kundër arbitrit për një vendim, me të cilin nuk pajtohej. Fluturuan shuplaka e të shtyra, deri te kartoni i kuq dhe përjashtimi nga loja. Ajo, e inatosur, vazhdoi protestën, teksa dilte nga fusha: hoqi bluzën, duke mbetur kështu vetëm me sytjena.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"