Marrëveshje “e çmendur” Juve-Barça, ofrohet Pjaniç + De Shiljo + 25 milionë për …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 0:16

Marrëveshje “e çmendur” Juve-Barça, ofrohet Pjaniç + De Shiljo + 25 milionë për …

Një bombë merkatoje ka raportuar spanjollja “Sport”, e cila thotë se Barcelona dhe Juventusi kanë arritur një marrëveshje shkëmbimi që do finalizohet në verë.

pjaniccc

Sipas këtij burimi, Juventusi do të ofrojë Miralem Pjaniç, Matia De Shiljo dhe 25 milionë euro për të marrë shërbimet e mbrojtësit Nelson Semedo.

de shiljoo

Kjo marrëveshje e jashtëzakonshme pritet të ndodhë për shkak të shumës së madhe që Barça vlerëson Semedon, plot 50 milionë euro.

02_nelson_semedo_of_fc_barcelona_celebrating_the_victory_during__1223291

Për më tepër, De Shiljo dhe Pjaniç kanë dhënë miratimin e tyre për kalimin në Kamp Nou, ama duhet dhe pak kohë të bindet portugezi për të kaluar në Torino, thotë “Sport”.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"