Marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Iranit, Duka vizitë zyrtare në Teheran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 13:18

Marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Iranit, Duka vizitë zyrtare në Teheran

Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Iranit nënshkruan sot një nënshkruar sot një marëveshje bashkëpunimi,  fillimisht me ndeshjet miqësore me të gjitha skuadrat kombëtare, organizimin e turneve miqësorë, shkëmbim të lektorëve mbi kurset e edukimit të trajnerëve si dhe në fushën e arbitrimit.

Duka

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ishte prezent në Tehran dhe firmosi këtë marrëveshje bashkëpunimi. 

FSHF

PRESIDENTI DUKA, VIZITË NË TEHERAN MARËVESHJE BASHKËPUNIMI ME FEDERATËN E IRANIT

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Iraniane e Futbollit kanë nënshkruar sot një marëveshje bashkëpunimi në të gjitha fushat. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe homologu i tij Iranian, z.Mehdi Taj kanë sigluar në Teheran në selinë e Federatës së Futbollit të Iranit edhe marëveshjen përkatëse e cila lidh ngushtë në një bashkëpunim intensiv në të ardhmen këto dy federata, duke konsistuar fillimisht me ndeshjet miqësore me të gjitha skuadrat kombëtare, organizimin e turneve miqësorë, shkëmbim të lektorëve mbi kurset e edukimit të trajnerëve. Po kështu, edhe në fushën e arbitrimit, marëveshja parashikon shkëmbim të arbitrave mes dy federatave, apo lektorëve të arbitrave, si dhe trajnime të stafeve të niveleve të ndryshme. Për faqen zyrtare të FSHF-së, pas kësaj marëveshjeje, Presidenti Armand Duka citoi: “Jam i kënaqur në këtë vizitë zyrtare në Federatën e Iranit, por mbi të gjitha, për arritjen e një marëveshjeje bashkëpunimi në shumë fusha mes FSHF-së dhe Federatës së Iranit. Duke shprehur angazhimin maksimal timin dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, së bashku me homologun tim, z.Taj dhe vetë Federatën iraniane do të nisim një bashkëpunim të ngushtë, që me ndeshjet miqësore me ekipet kombëtare dhe deri te shkëmbimi i eksperiencave, mes dy institucioneve në nivele të ndryshme. Shkëmbim shumë pozitiv eksperiencash që do të vlejë maksimalisht për futbollin e të dy vendeve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"