Marrëveshja për të lënë PSG u prish për 20 milionë euro, Nejmar: Në 2019-ën doja të kthehesha në Barcelonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 21:05

Marrëveshja për të lënë PSG u prish për 20 milionë euro, Nejmar: Në 2019-ën doja të kthehesha në Barcelonë

Kishte premtuar se dokumentari i tij “Nejmar: Kaosi i përsosur” që po transmetohet në platformën dixhitale “Neflix” do të bënte zhurmë dhe duket se ka pasur të drejtë.

mesi nejmar

Mediat kudo po merren me historitë e yllit Brazilian të PSG-së. Në këtë serial (3 seri), Nejmar ka rrëfyer gjithçka mbi jetën e tij në fushë dhe jashtë saj. Në një nga seritë e transmetuara Nejmar ka folur për aventurën e tij në Paris.

Në një nga momentet e dokumentarit sulmuesi brazilian pranon se në verën e vitit 2019 ai ishte gati të largohej nga Paris SG-ja për t’u kthyer në Barcelonë. Nejmar ka lënë të kuptohet se Barcelona ishte vendi ideal për të, ku ndihej më mirë se askund tjetër. “Kur mora vendimin për t’u larguar nga PSG-ja, nuk ishte për shkak të ndonjë kapriçoje apo të ndonjë klubi tjetër.

Është shumë e thjeshtë. E shihja se ndihesha më mirë në Barcelonë. Nuk kam pasur kurrë asgjë kundër tifozëve të PSGsë, as kundër vetë klubit. Askush nuk duhet të dyshojë për këtë. E kundërta është e vërtetë. Unë i jam shumë mirënjohës klubit, ne jemi në të njëjtën anë, ne mbrojmë të njëjtën fanellë. Unë jam këtu për të ndihmuar Parisin për të fituar sa më shumë trofe”, tha Nejmar duke bërë të qartë se dëshira e tij ishte të kthehej në “Camp Nou”.

Dëshirën e djalit të tij e ka konfirmuar edhe babai i sulmuesit, një tjetër protagonist kyç në dokumentar. “Ai dëshironte të largohej nga PSG-ja për t’u kthyer te Barça. Unë nuk doja që ai të largohej nga PSG-ja. Ne u përpoqëm të largoheshim miqësisht nga PSG-ja, por nuk funksionoi”, thotë babai i Nejmarit.

Rikthimi i Nejmarit te Barcelona ishte një nga diskutimet mjaft të nxehta në verën e 2019-ës. Klubi i Barcelonës paraqiti një ofertë prej 110 milionë euro Parisit, duke i ofruar gjithashtu dhe tre lojtarë të tjerë në këmbim, Todibo, Rakitiç dhe Dembele.

Pavarësisht negociatave, marrëveshja për kthimin e Nejmarit nuk u finalizua me sukses sepse PSG-ja kërkoi 20 milionë më shumë për të lejuar largimin e brazilianit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"