Marrëveshja mund të mbyllet këtë javë, gjiganti i Premier Ligës pranë firmës me mesfushorin e Bajern Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 11:40

Marrëveshja mund të mbyllet këtë javë, gjiganti i Premier Ligës pranë firmës me mesfushorin e Bajern Mynihut

Sipas “Goal”, Liverpuli është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Bajern Mynihun për Tiago Alkantarën për shumën e 30 milionë eurove. Klop e shikon si një afrim cilësor në mesfushë spanjollin, dhe akordi mund të mbyllet këtë javë.

tiago

Raportohet se Liverpuli ka arritur marrëveshje personale me Tiagon, me mesfushorin që ka rënë dakord për një kontratë 4-vjeçare dhe do mbajë veshur fanellën me numër 6-të. Që kur Tiago i ka thënë Bajernit se dëshiron të largohet dhe se kërkon të provojë një aventurë të re, Liverpuli ka qenë kandidati kryesor për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"