Marrëveshja është një hap larg, Juventusit dhe PSG-ja gati të shkëmbejnë lojtarët

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2020 | 11:17

Bota FB Seria A Të fundit

Marrëveshja është një hap larg, Juventusit dhe PSG-ja gati të shkëmbejnë lojtarët

Juventusi është vetëm një hap larg blerjes së Levin Kurzavës nga PSG-ja, në një shkëmbim shitjeje kokë më kokë me Matia De Shiljon, e cila në të njëjtën kohë do t’u sillte një plusvalencë shumë të rëndësishme në bilanc kampionëve të Italisë.kurzawa

Edhe pse lajmi në fjalë është një përpjekje që vazhdon prej tri ditësh, ndoshta indicia më e rëndësishme që nënvizon se ky shkëmbim është në detajet e fundit, është dhënë direkt nga trajneri i PSG-së, Tomas Tuhel, i cili përveçse nuk e ka grumbulluar Kurzavën për ndeshjen e sotme me Lilën, shton: “Situata se çfarë do të ndodhë me Levinin nuk është aspak e qartë. Personalisht kam dhënë aprovimin tim për një shkëmbim me De Shiljon, prandaj çështja mbetet e hapur. Dhe duke qenë se Kurzava është në mes të një tratative, ishte normale që të mos e grumbulloja për Lilën”.

Nga ana tjetër, edhe homologu bardhezi i Tuhelit, Mauricio Sarri, ka zgjedhur të bëjë të njëjtën gjë me Matia De Shiljon, ndonëse në korsitë anësore nga krahët, në dispozicion për Napolin ka vetëm Aleks Sandron dhe Kuadradon. Të gjitha këto lëvizje edhe nga ana e dy trajnerëve bëjnë të kuptohet se gjithçka pritet të finalizohet me sukses, pse jo brenda ditës së sotme, ose maksimumi nesër (të hënën).desciglio

Juventusi dhe PSG-ja duket se kanë rënë dakord që shkëmbimin kokë më kokë, por me shitje definitive, ta vlerësojnë mbi bazën e 25 milionë eurove, për secilin prej lojtarëve. Ky vlerësim është një lëvizje shumë e zgjuar, mbi të gjitha nga ana e kampionëve të Italisë, të cilët me kalimin e De Shiljos në Paris do të kishin një plusvalencë prej 19 milionësh, duke qenë se në bilancin aktual, kartoni i ish-mbrojtësit të Milanit “peshon” 6 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com