Marrëdhënie e tensionuar mes Pike dhe Shakirës, futbollisti ndalon këngëtaren të udhëtojë me fëmijët jashtë Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 15:19

Marrëdhënie e tensionuar mes Pike dhe Shakirës, futbollisti ndalon këngëtaren të udhëtojë me fëmijët jashtë Spanjës

Gjithçka tregon për lindjen e një beteje ligjore mes këngëtares kolumbiane Shakira dhe futbollistit spanjoll Zherard Pike, sepse, edhe pse ata nuk ishin të martuar, ka shumë të ngjarë që mosmarrëveshjet e tyre në zgjedhjen e asaj që është më e mira për dy fëmijët e tyre, do t’i detyrojnë ata të shkojnë para gjykatësit për të vendosur të drejta dhe detyrime ndërmjet tyre.

pike shakira

Milan dhe Sasha tashmë kanë pushimet në shkollë, ndaj, sipas Laura Fa – gazetares së ‘Televisión Española’- dhe dëshira e nënës së tyre është t’i çojë në Miami, Florida, për të shijuar plazhin për dy muaj.

 

Megjithatë, nga Suedia ku po pushon, lojtari i Barcelonës ka refuzuar t’i lëjë fëmijët të largohen nga Spanja. Me sa duket, fakti që Shakira është vetëm dhe se dy persona po e ngacmojnë pa mundur të ndalohen nga autoritetet, e ka bërë artisten të mendojë të largohet përkohësisht nga vendi, por për ta bërë këtë së bashku me fëmijët e saj është e nevojshme që Pique të firmosë një dokument që i jep leje.

Refuzimi i futbollistit bazohet në faktin se kaq shumë kohë larg gjyshërve të tyre nga babai do t’i prekte fëmijët. Prindërit e Pikes kalojnë çdo ditë me të vegjlit që kur ata kanë lindur, pasi ata jetojnë pranë shtëpisë së tij. Kështu që Pike përpiqet ta mbrojë atë lidhje mes tyre dhe nuk do t’i lejojë ata të kalojnë dy muaj pa u parë.

“Marrëdhënia mes tyre është shumë e tensionuar, shumë e largët dhe negociatat do të jenë shumë të vështira”, thotë gazetaja katalanase.

Nga ana e saj, reporterja Lorena Vaskez, bëri të ditur se Shakira nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të mira me gratë dhe të dashurat e shokëve të Piques, kështu që ajo nuk llogarit që ta mbështesin në rast se duhet të shkojë në gjykatë. “Shakira nuk i trajtoi mirë, mendonte se ishte superiore. E quanin La Patrona“, thotë ajo.

Zherard dhe Shakira konfirmuan ndarjen pas lidhjes 11-vjeçare muajin e kaluar. Dyshja, të cilët janë prindër të djemve Milan dhe Sasha publikuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"