Marrëdhënia jo e mirë me Perezin, Zidani e shikon të ardhmen në stolin e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 20:45

Marrëdhënia jo e mirë me Perezin, Zidani e shikon të ardhmen në stolin e Juventusit

Zinedin Zidan ka rikthyer entuziazmin te Real Madridi, me këta të fundit që kanë marrë kryesimin e kampionatit.zIDAN PEREZ

Tifozëve iu është kthyer besimi dhe tashmë shpresojnë se do të rikthehen përsëri në nivelet e larta, aty ku ishin deri para 2 vitesh. Zidan u kthye në verën e vitit të kaluar te madrilenët, pas periudhës së vështirë që këta të fundit kaluan, por duket se gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë.

Sipas asaj që shkruan “ Sçerlink.fr”, tekniku francez nuk ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Perez, madje disa herë ka pasur edhe konflikte mes tyre.

Madje thuhet se pasi ishte lodhur nga marrëdhënia jo shumë e mirë me Perez, Zidan i kishte thënë disa të afërmeve që do të kalojë te Juventusi në një të ardhme jo shumë të largët.

Megjithatë marrëdhëniet mes tyre tashmë janë përmirësuar, por hipoteza e Juventusit vazhdon të qëndrojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"