Marota prezantohet me goditje “big”, gati të veshë zikaltër Milinkoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 9:38

Marota prezantohet me goditje “big”, gati të veshë zikaltër Milinkoviç

Tetë sezone si bard hezi, që shumë shpejt do përfaqësojnë të kaluarën. Po, sepse Bepe Marota tanimë është gati të nisë një aventurë të re, me shpresën për të rinisur punën atje ku e kishte lënë: të përsërisë sukseset me Juventusin do jetë një objektiv i ndërlikuar, por në moshën 61- vjeçare ish-administratori i deleguar i “Zonjës” ka dëshirë të provohet sërish. “Në Itali, megjithatë”, ishte shprehur vetëm pak ditë më parë.

marota

E kështu do jetë (pritet vetëm zyrtarizmi), sepse Interi, pas “bekimit” të dhënë nga ishpresidenti Masimo Morati, është gati t’i hapë dyert. Nga Torino në Milano, pak më shumë se 100 kilometra distancë: më pak nga sa iu deshën për të arritur në Kinë…

UDHËTIMI – Nga aeroporti milanez “Malpensa” në Pekin. Më pas, një sforco e fundit për të mbërritur në Nankin, në selitë e “Suning”- ut: ku takon familjen Zhang, presidentin Stiven dhe babanë Jindong. Marrëveshje totale, pra, në pritje për të shpallur “martesën”: gjithçka do bëhet realitet, sipas mediave italiane, më 15 dhjetor (e jo përpara Juventus-Inter siç ishte menduar).

marota

“Përfshirja e ish-administratorit të Juves, megjithatë, nuk pritet të përbëjë ndryshime në organikën aktuale të krerëve: do ndajë detyrat me Alesandro Antonelon: këtij të fundit pritet t’i mbetet pjesa ekonomike, financiare e menaxhuese, Marotës ajo sportive.

INTERI I RI – Mbledhja, pra, ka qenë pozitive, palët kanë diskutuar nga situata në skuadrën zikaltër dhe çështja e lidhur me infrastrukturat, stadiumin, akademinë dhe gjithashtu merkaton. Siç është raportuar nga “Corriere dello Sport”, në listën e përforcimeve ndodhet edhe një “big”: Sergej Milinkoviç-Saviç, mesfushori i Lacios, për të cilin flitet se Marota ka një paraakord verbal me Lotiton, presidentin e bardhekaltërve.

Savic

Vëmendje të madhe do kenë edhe lojtarët që u skadon kontrata në 2019-ën: Rabio i PSGsë është një nga profilet më tërheqëse, ashtu si Marsial e Ander Herrera të Junajtidit, por do ketë një tjetër tentativë për Luka Modriç. Duke vijuar me talentet, e kërkuar nga “Suning”: nga Andersen te Tonali. Projektohet një Inter i fortë, por i ri.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"