Marota: Interi nuk është në rrezik. Paratiçi: E duam Konte dhe Vidalin, i gëzuar Mandzukiç u kthye në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 20:42

Marota: Interi nuk është në rrezik. Paratiçi: E duam Konte dhe Vidalin, i gëzuar Mandzukiç u kthye në Itali

Administratori i deleguar i Interit, Xhuzepe Marota dhe drejtori i Juventusit, Fabio Paratiçi u ndalën për të folur për mediat pak minuta përpara supersfidës Inter Juventus.
marotta-paratici
Administratori i deleguar i Interit, Xhuzepe Marota (m) dhe drejtori i Juventusit, Fabio Paratiçi (d)

Zyrtari i lartë zikaltër konfirmoi se klubi nuk ndodhet në krizë financiare, referuar lajmeve se pronarët e Interit po diskutojnë shitjen e aksioneve të klubit. Ai konfirmoi se Interi do të marrë vendimet duke vlerësuar në mënyrë të arsyeshme situatën.

“Ju siguroj të gjithëve se Interi do të eci përpara me vazhdimësi dhe stabilitet. Të gjithë kolegët e mi po bëjnë çdo përpjekje për të garantuar qetësi te lojtarët dhe punonjësit e klubit. Nuk jemi në situatë alarmante, drejtuesit e klubit po vlerësojnë situatën në mënyrën e duhur”, deklaroi Marota.

Nga ana tjetër, Paratiçi theksoi se Konte dhe Vidal sot janë kundërshtarë të Juventusit, ndërsa gjithçka që kanë dhënë për Juventusin i përket së kaluarës. Për kalimin e Mario Mandzukiç te Milani, Paratiçi vlerësoi ish-sulmuesin juventin për të qenë konkurues, edhe pse është 34 vjeç.

“Konte dhe Vidal – Konte është trajner i madh që ka shkruar historinë me Juventusin si futbollist dhe trajner. E falenderoj për 3 titujt kampionë që ka fituar me ne . E duam shumë si person. Tani stërvitet Interin dhe ne do të bëjmë më të mirën për veten tonë, kurse ai për Interin. Arturo i ka dhënë shumë Juventusit, njësoj si Konte. Por, koha ka kaluar dhe secili merr rrugën e vetn. E duam njëri-tjetrin.

Mandzukiç te Milani – Jam i lumtur për të. Ai kthehet në ligën që i përket. Bëri një zgjedhje të mirë për jetën e tij në Katar, por është një njeri konkurrues dhe e dija që Mario do të luante në një kampionat të fortë në Europë”, përfundoi Paratiçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"