Marku premton besnikëri: Qëndroj edhe sezonin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2016 | 19:43

Marku premton besnikëri: Qëndroj edhe sezonin tjetër

Tërbuni ka nisur dje përgatitjet për takimin e fundit të kampionatit, që do ta luajë në Laç.terbuni duke festuar ne korce Skuadra e drejtuar nga Viktor Gjoni, pavarësisht problemeve, është munduar të bëjë maksimumin, por pa ia arritur që të jetë sërish në elitën e futbollit shqiptar. Ndërsa në ndeshjen e fundit, lojtarët kanë besim se mund të dalin me një rezultat pozitiv. Në një prononcim për “Panorama Sport”, sulmuesi pukjan Taulant Marku ka deklaruar: taulant marku“Humbja me Kukësin duhet harruar, edhe pse ishte një ndeshje që e luajtëm në shtëpinë tonë. Tani jemi duke menduar për takimin e radhës ndaj Laçit, sfidë të cilën e kemi vlerësuar maksimalisht. Jemi të vendosur që të mërkurën të marrim fitore, duke respektuar kështu kampionatin. Fakti që nuk luftojmë për asgjë na bën të luajmë lirshëm dhe me moral të lartë”, ka thënë Marku, i cili këtë sezon futbollistik ka arritur të shënojë vetëm një gol me kurbinasit. Por, duhet thënë se lojtari ka vuajtur edhe nga dëmtimet.

Problemet

Sipas Markut, rënia e Tërbunit nga elita erdhi për shkak të problemeve financiare. “Rënia erdhi nga fakti që mungonin financat, por edhe probleme të tjera. Personalisht do të kisha dëshirë që të jepja kontributin tim në këtë skuadër edhe sezonin e ardhshëm, me synimin që ekipi të ngjitet sërish në Superiore. Shpresoj se drejtuesit do të arrijnë akordin me titullarët e tjerë, duke afruar në skuadër edhe një donator”, ka mbyllur Marku.

Përgatiti: Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"