Marku i gatshëm për Ernest Gjokën, nuk priten ndryshime ndaj Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 17:14

Marku i gatshëm për Ernest Gjokën, nuk priten ndryshime ndaj Flamurtarit

Trajneri Ernest Gjoka duket se nuk ka dyshime sa i përket formacionit për Flamurtarin, ku përgatitjet për këtë sfidë të nesërme janë drejt fundit. Nga ajo që është parë në seancën e djeshme stërvitore, trajneri kryeqytetas për këtë takim do të ketë vetëm një mungesë, cila është ajo e mbrojtësit të qendrës, Denis Pjeshka. Një lajm i mirë në momentet e fundit të përgatitjeve ka mbërritur nga mbrojtësi i majtë Antonio Marku.

Vllaznia

Ai është bashkuar dje totalisht me ekipin duke dhënë një garanci edhe për trajnerin, në mënyrë që të aktivizohet nga minuta e parë në fushën e lojës. Kjo i ka dhënë një farë frymëmarrjeje teknikut, i cili e ka të vështirë që të bëjë zgjedhje në repartin defensiv. Kthimi i Markut në stërvitje dhe gatishmëria e tij për të qenë pjesë e formacionit ka bërë të mundur edhe projektin që trajneri Gjoka ka aplikuar në seancën e fundit stërvitore. Nga ajo që u pa gjatë përgatitjeve të djeshme, tekniku kryeqytetas po shikon mundësinë e kalimit të Markut në qendër të mbrojtjes.

Marku është aktivizuar edhe herë të tjera në këtë pozicion. Madje, ai, në fillimet e tij, ka spikatur, pikërisht si një qendërmbrojtës. Aktivizimi i Markut në qendër të këtij reparti përkrah Orelesit, do të bëjë të mundur spostimin e Gurishtës në krahun e majtë. Ky repart nuk ndryshon emra, por mesa është parë, do të ketë vetëm lëvizje në rreshtimin e lojtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"