Markez, sparkatë ndaj Rosit: Ai ka frikë të garojë, unë jo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 12:29

Markez, sparkatë ndaj Rosit: Ai ka frikë të garojë, unë jo

Mark Markez as që ka ndërmend të ndalet, por shtrëngon gazin deri në fund, jo vetëm brenda fushës, por edhe jashtë saj. Nga Ostini (SHBA) ku do të zhvillohet gara e ardhshme e Moto GP-së, spanjolli i Hondës rikthehet të flasë për episodin që ndodhi në Argjentinë mes tij dhe Valentino Rosi, ku piloti i Hondës, në një tentativë të rrezikshme parakalimi e shtyu jashtë piste “Doktorin” dhe e detyroi atë që të rrezohej në bar.

01c18dd300cf8bece50fb20ecc8cb968

 

Pasi në fund të garës ai shkoi për të kërkuar falje, Markez u ndesh me nervozizmin e boksit të italianit, i cili i kërkoi të largohej në mënyrë të dhunshme dhe madje edhe daljet mediatike të pilotit të Jamahas ishin shumë të ashpra. Me pak fjalë, “lufta e ftohtë” mes të dyve, por si për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar edhe vetë Markez në konferencën për shtyp nga Teksasi.

“E pranova se gabova në Argjentinë dhe në fund të garës shkova që t’i kërkoja falje Valentinos. Bëra gjithçka ishte korrekte dhe e drejtë dhe nëse do të kthehesha pas, do ta ribëja. Dhe nuk po flas vetëm për të shkuar dhe për t’i kërkuar falje, pavarësisht sesi më larguan nga bokset, por po e them edhe për tentativën time të parakalimit në pistë ndaj tij.

Kjo është bota e garave dhe unë di të pilotoj gjithmonë në limite. Aksidentet janë pjesë e profesionit tonë, prandaj kush nuk i pranon këto, atëherë nuk e ka vendin në pistë”. Numri 93 për herë të parë është shfaqur kaq agresiv përpara gazetarëve, sepse të gjithë janë mësuar të shihnin një djalë të qeshur.

Markuez Rosi

Por ketë herë, agresiviteti i fjalëve të Valentino Rosit ndaj tij e ka shtyrë Markezin që t’i kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë, madje edhe më ashpër sesa veterani:

“Rosi thotë se me mua në pistë është e frikshme të garosh? Atëherë po i përgjigjem se unë nuk kam frikë, nuk e kam ndier kurrë diçka të tillë kur hipi mbi motor. Prandaj, nëse Rosi është një frikacak, ky nuk është problemi im. Unë di të them se nuk e njoh frikën, me sa duket ai po”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"