Markez: Rosi është dinak, unë flas në pistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2016 | 19:10

Markez: Rosi është dinak, unë flas në pistë

“Të them të vërtetën, nuk më ka surprizuar fakti që Valentino Rosi ka folur për atë që ndodhi sezonin e kaluar kur po i afroheshim fundit të kampionatit. Ai është piloti më i vjetër, ka fituar shumë dhe ka eksperiencë në këtë fushë. Valentino është një pilot dinak dhe ka ditur shumë mirë t’i luajë ‘letrat’ e veta”.

Rosi-Markez

Me këto fjalë, Mark Markez i është përgjigjur Valentino Rosit, që së fundmi tha: “Nuk harroj që sezonin e fundit Markez dhe Lorenco më vodhën titullin kampion”.

Më tej spanjolli shtoi: “Unë luftën time e bëj në pistë dhe jo në media. Lufta jashtë pistës nuk më pëlqen dhe besoj se as Rosit nuk i intereson”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"