Postuar: Tetor 27, 2019 | 9:40
Markez një “kanibal”, fiton në xhiron e fundit dhe “rrëzon” Vinjalesin. Rosi i teti, emocione në Australi
Mark Markez nuk di të ndalet. Spanjolli tashmë kampion bote në Moto GP, triumfoi edhe në pistën e Australisë ditën e sotme.
Ai arriti të fitojë vetëm në xhiron e fundit, teksa parakaloi Vinjalesin, dhe në duelin mes tyre, ishte piloti i Jamahas u rrëzua dhe e mbylli aty garën.
Rrëzimin e Vinjalesit e shfrytëzoi Kal Kratçlou, i cili e mbylli i dyti, ndërkohë podiumin e plotësoi Xhek Miller.
Garë me ulje-ngritje për Rosin, e cila ishte edhe e 400-ta në karrierën e tij në elitën e motorëve. Ai shkoi edhe i pari në një moment të garës, por në fund e mbylli i teti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"