Markez fiton garën më të “lehtë”, spanjolli triumfon në Çmimin e Madh të Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2019 | 16:21

Markez fiton garën më të “lehtë”, spanjolli triumfon në Çmimin e Madh të Barcelonës

Mark Markez u shpall fitues ditën e sotme, në Çmimin e Madh të Barcelonës, në Moto GP.

markez

Gjithçka nisi me një përplasje që në xhiron e dytë, ku shoku i tij i skuadrës, Horge Lorenco, gaboi në kthesë dhe rrëzoi Andrea Doviciozon, Valentino Rosin si dhe Maverik Vinjales, dhe Markez mbeti pa rivalë që në nisje të garës.

Kështu, gjithçka u bë më e thjeshtë për spanjollin, që e mbylli garën pa shumë mundim. Në vendin e dytë, u rendit francezi Fabio Kuartararo me Jamaha Petronas, ndërsa në të tretin Danilo Petruçi.

Kjo ishte fitorja e katërt sezonale për spanjollin e Hondës, që tashmë shkon në kuotën e 140 pikëve në vendin e parë, plot 37 më shumë se Doviciozo i vendit të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"