Mark Markez vendos “rregullat” në Gjermani, zhgënjen Valentino Rosi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2019 | 15:30

Mark Markez vendos “rregullat” në Gjermani, zhgënjen Valentino Rosi

Mark Markez, piloti spanjoll ishte fituesi i garës së Çmimit të Madh të Gjermaninsë në Moto GP.

C_29_articolo_1284334_upiImgLancioOriz

Ishte kjo fitorja e pestë sezonale për spanjollin, i cili e nisi garën i pari dhe e përfundoi i pari, duke mos e diskutuar në asnjë xhiro vendin e parë.

Gara ishte një “detyrë” për t’u kryer për Markezin, i cili vetëm në xhirot e para pati vështirësi, derisa u shkëput nga rivalët.

Në këtë garë zhgënjeu shumë Valentino Rosi, i cili nuk u rendit më shumë se vendi i tetë me “Yamahan” e tij. Vendin e dytë e zuri Vinales, ndërsa pas tij podiumin e plotësojë Krutklou. Doviziozo e përfundoi garën në vëndin e pestë me “Ducatin” e tij.

Kjo fitore e çoi Markezin në një diferencë prej 58  nga vendi i dytë i klasifikimit dhe bën që spanjolli ta shohë titullin më pranë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"