Mark Markez kampion bote, spanjolli nuk njeh rivalë në Moto GP

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2017 | 16:54

Mark Markez kampion bote, spanjolli nuk njeh rivalë në Moto GP

Mark Markez është shpallur në garën e fundit të sezonit 2017 në Moto GP, kampion bote. Spanjolli e mbylli pistën e Valencias në vendin e tretë, por pikët e marra i mjaftuan të shpallej edhe matematikisht kampion.

mark markez

Gjithsesi, 24-vjeçari nuk mungoi me spektaklin e tij, edhe pse këtë herë për keq, pasi mund të prishte gjithçka kish ndërtuar, teksa kur kishin mbetur edhe 5 xhiro nga përfundimi i garës, doli përkohësisht në vendin e parë, por mori kthesën pasardhëse gjerë, dhe doli nga pista, duke rrezikuar kështu garën dhe të gjithë sezonin.

markez

Sidoqoftë, spanjolli ia doli të qëndrojë mbi motor, për ta mbyllur garën në shkallën e fundit të podium. Në Valencia, fitues doli shoku i skuadrës, Pedroza, ndërsa i dyti e mbylli Zarko.

markez kampion

Ky ishte kampionati i katërt i fituar nga Markez në Moto GP, ndërsa i gjashti në total, duke llogaritur edhe kampionatet më të ulët.

markmarkezz

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"