Marçelo Lipi: Itali imito Milanin, e kuqja e Ronaldos…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 9:37

Marçelo Lipi: Itali imito Milanin, e kuqja e Ronaldos…

Marçelo Lipi rikthehet të flasë për median italiane, duke kaluar nga kombëtarja e deri te dashuria e tij e madhe, Juventusi: “Mançini dhe Italia? Besoj te Roberto, por i këshilloj federatës që të imitojë Milanin. Që do të thotë, të afrojë ndonjë prej kampionëve të botës të vitit 2006.

Marcelo Lipi 2016

Emrat e mëdhenj nuk mungojnë dhe në këtë mënyrë ata që do të jenë pjesë e përfaqësueses, do të kenë shembuj për t’u frymëzuar dhe për të dhënë më të mirën, siç po bën Milani me Maldinin e Leonardon. Juventusi? Nuk u habita nga forca e tyre. Me Valencian ishin të frikshëm edhe me 10 lojtarë, realisht besoja se do ia kishin dalë edhe pa Ronaldon. Kartoni i kuq ndaj tij ishte absurd. Arbitri duhet të ketë pasur halucinacione në atë moment. Ndaj shpresoj që ta falin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"