“Marca” shokon Totenhemin: Janë hebrenj, prandaj i urrejnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 11:48

“Marca” shokon Totenhemin: Janë hebrenj, prandaj i urrejnë

Nuk i ka shpëtuar hijes së skandalit supersfida e sotme mes Realit dhe Totenhemit dhe shkak për këtë është bërë një shkrim i gazetës madrilene “Marca”.

Marka

Një profil që mban firmën e Enrike Ortegas bënte një historik të klubit londinez në faqet e brendshme të të përditshmes spanjolle, në të cilin shkruhej se “për shkak të origjinës hebraike të Totenhemit, ata janë një klub që përçmohen nga klubet e tjera”.

Gazeta2

“Marca” i kishte kushtuar një faqe të plotë kësaj specialeje, e cila tërboi Spërsat. Gazeta u distancua menjëherë, duke thënë se e gjithë kjo polemikë lindi për shkak të përkthimit të keq të fjalës “urrejtje” dhe u shfajësua se nuk kishte aspak qëllim për të denigruar historinë e klubit, që është themeluar nga një biznesmen i ri me origjinë nga Izraeli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"