Maratonomakët e Serisë B, Frederik Veseli në “Top 10”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 16:14

Maratonomakët e Serisë B, Frederik Veseli në “Top 10”

Frederik Veseli e mbylli si kampion edicionin e fundit në Ligën e Dytë të futbollit në Itali. Mbrojtësi i Kombëtares u shpall kampion i Serisë B italiane të futbollit me shqiptarin që zuri vend në 11- shen titullare, duke qenë një ndër shtyllat e mbrojtjes. Në një renditje të futbollistëve që janë aktivizuar, shqiptari është në “top 10” lojtarët me më shumë minuta aktivizim.

veseli

Gjatë gjithë sezonit, Veseli është aktivizuar në 30 ndeshje dhe renditet i teti. Në total, qendërmbrojtësi kuqezi numëron 2607 minuta të luajtura. Në krye të listës është Kaputo me 41 ndeshje dhe 3657 minuta i ndjekur nga Kastanjeti me 39 ndeshje dhe 3343 minuta. Podiumi në vendin e tretë është plotësuar nga Paskual me 38 ndeshje dhe 3209 minuta të luajtura në Serinë B italiane.

veseli

Veseli do të ketë mundësinë për të luajtur në Serinë A me Empolin këtë sezon, duke qenë edhe nën kontratë, mirëpo në adresë të mbrojtësit shqiptar ka edhe oferta nga skuadra të tjera të elitës së futbollit italian. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me mbrojtësin shqiptar në sezonin e ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"