Maratona e Bostonit, kenianët kthehen të bëjnë ligjin në garën më të vjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2022 | 21:02

Maratona e Bostonit, kenianët kthehen të bëjnë ligjin në garën më të vjetër

Maratona e Bostonit është kthyer përsëri në prill për herë të parë që nga viti 2019, si pasojë e pandemisë, duke kthyer përsëri kenianët si triumfues të garës më të vjetër vjetore të këtij lloji në botë. Atletë nga Kenia dominuan si për meshkuj, ashtu edhe për femra, duke marrë 5 nga 6 vendet në podium.

220418123248-peres-jepchirchir-evans-chebet-boston-marathon-2022-exlarge-169

Evans Çebet fitoi garën për meshkuj në kohën jozyrtare 2 orë, 6 minuta dhe 51 sekonda, duke siguruar suksesin e tij të parë në këtë garë në Boston. Ai nuk ia kishte dalë të përfundonte garën në edicionin e vitit 2018.

Lorens Çerono, fituesi i garës në vitin 2019, doli në vendin e dytë, ndërsa fituesi i vitit të kaluar, Benson Kipruto, mori vendin e tretë.

Peres Jepçirçir, fituese e maratonës së Nju Jork në vitin 2021 si dhe fituese e medaljes së artë në Olimpiadën e Tokios, dominoi në garën për femra. Ajo regjistroi kohën e tretë më të shpejtë në historinë e kësaj gare, me 2 orë, 21 minuta dhe 1 sekonde. Kështu, ajo u bë sportistja e parë që fitonte maratonat e Nju Jorkut, të Bostonit si dhe Lojërat Olimpike. Etiopiania Ababel Jeshaneh u rendit e dyta ndërsa keniania tjetër, Meri Ngugi, mori vendin e tretë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"