Marash Kumbulla i nënshtrohet operacionit, ja sa do mungojë mbrojtësi shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2023 | 11:28

Marash Kumbulla i nënshtrohet operacionit, ja sa do mungojë mbrojtësi shqiptar

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla mbylli sezonin pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në duelin ajror me Olivier Zhiru në ndeshjen ndaj Milanit. 

kumbulla1

Së fundmi, media italiane “Calciomercato.com” ka bërë me dije se Kumbulla i është nënshtruar një operacioni në gjurin e djathtë dhe gjithçka ka përfunduar me sukses. Raportohet se mbrojtësi mund të mungojë gjatë gjithë vitit 2023, pasi rikuperimi pritet të jetë një proces i cili zgjat shumë.

“Operacioni i kryer nga Dr. Andrea Panzeri në Casa di Cura La Madonnina në Milano, në prani të menaxherit shëndetësor të AS Roma, Dr Massimo Manara, përfundoi me sukses. Futbollisti do të qëndrojë për disa ditë në klinikën milaneze dhe së shpejti do të fillojë ciklin e rehabilitimit në Qendrën Sportive Fulvio Bernardini”, raportoi media.

Ky është një lajm i keq edhe për Shqipërinë, që humbet futbollistin për ndeshjet e qershorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"