Marash Kumbulla dhe talenti i kombëtares italiane, dy “xhevahirët” e mëdhenj të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 23:45

Marash Kumbulla dhe talenti i kombëtares italiane, dy “xhevahirët” e mëdhenj të Serisë A

Pushimi për ndeshjet e kombëtareve i ka bërë mirë Breshas dhe Veronës. Të paktën për sa i përket merkatos.

marash kumbulla

Dy ekipet e sapongjitura në Serinë A kanë ndjekur me vëmendje sfidat e Italisë dhe Shqipërisë. Shkak për këtë janë talentet e tyre të lindur në vitin 2000. Sandro Tonali e Marash Kumbulla janë dy realitete të Serisë A sepse t’i cilësosh surpriza tashmë, do të ishte e tepërt, aq më tepër që debutimet me kombëtaret përkatëse i kanë rritur mediatikisht, por edhe ekonomikisht.

TONALI- Gjatë verës së kaluar, edhe pse pa luajtur asnjë ndeshje në Serinë A, në gjurmët e Tonalit ishin disa nga klubet më të mëdha italiane e jo vetëm. Çmimi i kartonit nuk është përcaktuar ende, por Fiorentina ka parë t’i refuzohen 25 milionë euro. Shok skuadre me Emanuele Ndoj që në sezonin e kaluar, ata ishin diga e Breshas që u ngjit në elitën e futbollit italian.

REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - JUNE 22:  Sandro Tonali of Italy in action during the 2019 UEFA U-21 Group A match between Belgium and Italy at Stadio Citta del Tricolore on June 22, 2019 in Reggio nell'Emilia, Italy.  (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Aktualisht i dëmtuar, shqiptari është një nga asetet e Breshas, e cila do të tentojë qëndrimin në Serinë A, duke pasur si rivale direkte Veronën e Marash Kumbullës. Më 3 nëntor do të jetë dueli i shqiptarëve në Serinë A, sepse “dallëndyshet” do të presin në shtëpi Veronën e shqiptarëve Rrahmani e Kumbulla. Ndoj që ka nisur stërvitjen ka vendosur si objektiv pikërisht atë ndeshje për rikthimin e tij pas një mungese disamujore. Derbi shqiptarësh, por edhe një himn ndaj talenteve tona që po shkëlqejnë mes të mëdhenjve të Serisë A.

KUMBULLA- Në Veronë kanë punuar dhe vijojnë ta bëjnë me cilësi të lartë dhe Marash Kumbulla po i bën krenarë të gjithë. Trajnerët e parë, drejtuesit e deri te tekniku Juriç janë të lumtur, jo vetëm sepse besuan te djaloshi dhe i dhanë besim në Serinë A, por edhe sepse më herët kishin guxuar duke refuzuar edhe oferta të majme.

kumbulla ronaldo

Presidenti Seti, drejtori sportiv D’Amiko dhe trajneri Juriç po marrin frytet e punës së tyre sepse Marashi është një garanci në mbrojtje. Përveç kësaj, 19- vjeçari është edhe një aset i çmuar, sepse një shitje e tij do t’i garantonte jetë projektit “Verona”. Ndonjë telefonatë urimi apo edhe interesimi në drejtim të klubit për shqiptarin nuk ka munguar, por nuk mbaron me kaq.

Së bashku me Kumbullën po rriten në fushë, por edhe në vlerë lojtarë të tjerë të formacionit veronez. Faraoni dhe Amrabat i bëjnë shoqëri shqiptarit, teksa një ditë të tre mund të jenë pjesë e një klubi të madh duke qenë se Verona do ta ketë të vështirë t’u rezistojë tundimit shumëmilionësh që do të vijë në adresë të xhevahirëve që rriten së bashku me Marash Kumbullën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"