Marantas: Pikë morali në Shkodër, Luftëtari do më ndihmojë edhe… mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2019 | 18:23

Marantas: Pikë morali në Shkodër, Luftëtari do më ndihmojë edhe… mua

Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas, foli pas barazimit pa gola me Vllazninë në “Loro Boriçi”, dhe në mikrofonin e “Supersport” deklaroi se kjo pikë i bën shumë mirë ekipit të tij.

marantas

Mantaras tregoi se tani ekipi i tij ka më shumë moral për të ardhmen e gjirokastritëve, ndërsa shprehet se me këta lojtarë do bëjë më të mirën.

Jeni i kënaqur me këtë pikë?

Morëm një pikë që na bën shumë mirë. Na jep besim që të vazhdojmë ndeshjet e radhës. Kemi një ekip të rinjsh, dhe kjo pikë ndaj një ekipi të vështirë si Vllaznia, na jep besim për vazhdimin.

Vendosët Demon në qendër të mbrojtjes…

E di që Demo ka luajtur si mbrojtës i djathtë vitet e fundit. Këtë bëra fiks, duke shfrytëzuar eksperiencën e tij dhe për këtë luan edhe ai aty. Ashtu si Fili dhe Rapo, që kanë eksperiencë, duke i dhënë besim të rinjve, ashtu si portieri që ka pervojë. Kur marrim pikë, rritet morali dhe shkojë më mirë.

Ju ndihmon më shumë Luftëtari juve, apo do e ndihmoni ju Luftëtarin?

Njëra sjellë tjetrën, ndihmojmë njëri tjetrin. Unë nuk e di se çfarë karriere do të bëjë, por besoj se skuadra do të më ndihmojë. Nuk besoj se po bëj diçka tjetër më shumë se trajnerët e tjerë. Me këta lojtar që kam do të mundohem të bëjë më mirë. Më vjen keq që nuk di gjuhën tuaj dhe disa zotërinj aty tek ju.

Pyetja për Açkën: Është më e lehtë të vraposh apo të përkthesh?

Açka: Është e lehtë dhe të vraposh dhe të përkthesh (qesh). Kemi një ekip me talente,m kokën e kemi të ulur dhe duam të arrijmë sa më lart. Vrapojmë dhe punojmë të bëjmë më të mirën

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"