Marantas: Kukësit i luajtëm në sulm, Luftëtari ka nevojë për ndërhyrje në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 15:29

Marantas: Kukësit i luajtëm në sulm, Luftëtari ka nevojë për ndërhyrje në janar

Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas, e pranoi se luante ndaj një ekipi të fortë si ai ndaj Kukësit, dhe në mikrofonin e “Supersport” u shpreh se i luajti në sulm ndaj një ekipi të tillë.

marantas

Tekniku grek bëri gjithashtu thirrje se në janar, duhet të ketë më shumë lojtarë në dispozicion, që situata të ndryshojë.

A ndikoi goli që në minutën e dytë, në menaxhimin e ndeshjes?

Te kjo fushë erdhëm që të luanim, e të mos mbylleshim prapa. Të gjitha ekipet Kukësit i kanë luajtur në mbrojtje. Ne erdhëm të luajmë futboll, dhe e treguam në pjesën e parë. Pësuam që në minutën e dytë, dhe kjo ndikoi. Ne patëm edhe rastet tona pas golit. Po e them prapë, luajtëm me një ekip shumë të fortë. Gabimi më i vogël që bënim, kundërshtari e shfrytëzonte dhe shënonte.

Keni besim se situata mund të ndryshojë?

Të tre ndeshjet e para nuk kam qenë unë trajner, i kam parë thjesht të regjistruara. Kjo ka qenë ndeshja më e pastër që na ka mundur kundërshtari që kur kam qenë unë. Do rikthehemi më të fortë, dhe pikët do vijnë. Patjetër që në janar duhet të vijnë lojtarë të tjerë në ekip, që të ketë më shumë mundësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"