Maradona tradhton Mesin dhe Barçën: Forca Napoli!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 8:52

Maradona tradhton Mesin dhe Barçën: Forca Napoli!

MARADONA
“Forca Napoli, bëj tifozllëk për ty. Mposhte Barcelonën dhe vazhdo të ëndërrosh në Champions. Mund t’ia dalësh”, ishte mesazhi i Diegos, në pritje të takimit.

VRERI I TË VËLLAIT
Sigurisht që mendimi i Maradonës nuk do t’i ketë  pëlqyer shumë Lionel Mesit, në presion pas humbjes së titullit me Barcelonën, në mënyrë flagrante, por si për të shtuar edhe më shumë dozën kundër “Pleshtit” argjentinas, ka menduar vëllai i vogël i Diegos, Hugo Maradona, i cili në një intervistë për “Corriere dello Sport”, nuk e kafshon gjuhën. “Po, e konfirmoj se Diego do të bëjë tifozllëk për Napolin, sepse zemra e tij është e lidhur me atë qytet dhe me atë skuadër. Barcelona për Maradonën ishte një etapë e trishtë, pasi kur luante aty jo vetëm që mori hepatitin, por edhe rrezikoi karrierën pas një dëmtimi të rëndë në kavilje.
Mesi dhe Maradona
Prandaj, kalimi te Napoli ishte një zgjedhje jete, jo vetëm sportive për Diegon”, nënvizon Hugo, i cili pyetjes se te Barcelona luante pasardhësi i tij, Lionel Mesi, iu përgjigj ashpër: “Mesi është lideri i Barcelonës dhe është një lojtar i madh. Por nëse dikush mendon se ai është në nivelin e Diegos, atëherë duhet shtruar në urgjencë. Nuk mund të krahasosh jashtëtokësorin Diego Armando Maradona me tokësorin Lionel Mesi. Diego do ta ndjekë ndeshjen nga Argjentina, në televizor, sepse të jeni të sigurt se, nëse do të kishte ekzistuar mundësia, ai do të kishte qenë në ‘Kamp Nou’ për ta parë nga afër Napolin e tij”.

JETON STAMOLLA – PANORAMASPOT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"