Maradona tallet me Sevijen: Mori një trajner të dështuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 12:43

Maradona tallet me Sevijen: Mori një trajner të dështuar

Diego Armando Maradona ka kritikuar ashpër vendimin e drejtuesve për t’ia besuar ekipin Viçenco Montelës, teksa këtë të fundit e ka quajtur si një trajner të dështuar.

Maradona

Përmes një postimi në profilin e tij të “Instagram”-it, legjenda e futbollit argjentinas i ka dalë në mbrojtje bashkëkombësit të tij, Berizo. “Sevija bëri një gabim trashanik që largoi trajnerin Berizo.

Më duket një vendim i gabuar që t’ia besosh skuadrën një trajneri që u shkarkua nga Milani për rezultate të dobëta. Mund të ishin mijëra trajnerë të tjerë që ta merrnin atë vend, por jo Montela.

montela

Nuk po e kuptoj se si po ecën futbolli në këto momente. Berizo meritonte mbështetje”, ka shkruar Maradona. Kjo nuk është hera e parë që ai krijon lajm me deklaratat e tij sepse gjithmonë gjen momentin për të sulmuar ndonjë personazh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"