Maradona sulmon sërish Icardi-n: Është turp për Argjentinën, di vetëm të hajë në shtëpinë e shokëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 15:43

Maradona sulmon sërish Icardi-n: Është turp për Argjentinën, di vetëm të hajë në shtëpinë e shokëve

icardi-maradona-936081

Diego Armando Maradona nuk kursehet asnjëherë sa i jepet mundësia për të sulmuar sulmuesin e Interit Mauro Icardi. Këtë herë legjenda argjentinase deklaron se Sampaoli nuk duhet kurrsesi ta marri të ‘turpshmin; në Rusi për Botërorin.

“Sampaoli është një gënjeshtar, i fsheh gjërat në vend që te tregojë i pari të vërtetën. Thotë që nuk ka një numër 9 dhe pastaj merr atë të turpshmin Icardi. Ai nuk di asgjë, vetëm të shkojë të hajë në shtëpitë e shokëve, -duke ju referuar lidhjes së tij me Maxi Lopez-. Higuain vlen 10 herë më shumë, pse jo dhe Tevez duhet të jetë në Rusi”, thotë Maradonna.

Më tej ish-Pibe de Oro flet edhe për Messin: “Nëse arrin që të vërë në eficencë Messin, Argjentina ka 60% të mundësive për të fituar Kupën e Botës”, thotë Maradonna.

“Pa fyer askënd, por a e ka imagjinuar njëri që Biglia duhej të vishte fanellën e Argjentinës?”, deklaroi Maradonna, duke thumbuar edhe mesfushorin e Milanit.

http://www.balkanweb.com/site/maradona-sulmon-serish-icardi-n-eshte-turp-per-argjentinen-di-vetem-te-haje-ne-shtepine-e-shokeve/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"