Maradona: Skaloni dhe Solari do të dështojnë, Murinjo është numri një

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 11:17

Maradona: Skaloni dhe Solari do të dështojnë, Murinjo është numri një

Kapela në kokë është e njëjta dhe shikimi i përhershmi. Diego Armando Maradona është ulur në shkallët e stadiumit “Banorte”, i cili është shndërruar në një shtëpi të dytë që nga momenti kur ka marrë drejtimin e skuadrës “Dorados” në ligën e dytë meksikane.

7th Dubai International Sports Conference

Teksa rrëfehet për gazetën “Marca”, ai zbulon dëshirat e tij dhe zgjedh trajnerin më të mirë në botë. Nga Reali i Madridit duke kaluar te Mesi, nga dashuritë e shkuara me Argjentinën te vendimi i Kristiano Ronaldos. Për gjithçka që flet, ai përbën lajm. Diego nuk është diplomat.

Maradona murinjo...

Madje flet pa doreza. Duke nisur që për kolegët e tij trajnerë… “Më i miri? Zhoze Murinjo, pa asnjë dyshim. Mendoj se do të shkoj një javë në Mançester për të parë stërvitjet e tij dhe për t’i kërkuar shumë këshilla”, debuton në intervistë “El Diez”. Një krahasim me Guardiolën. “Ai ka meritën thjesht që trashëgoi stilin e Krujfit. Sepse ‘tiki-takën’ e ka shpikur holandezi dhe jo Guardiola. Ai thjesht kishte dhe ka lojtarët më të mirë në botë për ta interpretuar këtë lloj futbolli…”. Si për të thënë që me një sheik i ke shpatullat e ngrohta.

maradona

MESI- Është koha për paqe. Madje për të sqaruar disa deklarata të nxituara dhe të keqinterpretuara kohë më parë. “Leo është miku im. Unë nuk do të flas kurrë keq për të. Mund të them se është një fenomen, jo më shumë se kaq”, ka thënë Maradona. Në një intervistë të mëparshme “Il Pibe” kishte thënë se është e kotë të bësh lider një person që shkon 20 herë në tualet përpara ndeshjeve.

mesi

Dukej si një shuplakë për Mes in, por ai e mohon. “Nuk iu referova Mesit. E kisha në përgjithësi. Në vitin 2010 i thashë të futej në fushë dhe të kërkonte topin, diçka që shumë të tjerë nuk e bëjnë”.

SOLARI-SKALONI- Nga mjeshtërit Murinjo-Guardiola kalon te debutuesit Skaloni dhe Solari. Por, këtë herë është i “hidhur” Diego Maradona. Nuk u jep asnjë shans, parashikon dështimin e tyre.

lionel skaloni

“Mendoj se të dy nuk kanë shpatulla të gjera për të përballuar vende kaq të rënda, në të cilat po punojnë. Por, këto vendime janë marrë nga lart dhe besoj se nuk do të rezistojnë gjatë”, thotë për trajnerin e Argjentinës dhe atë të Realit.

Solari5

Madje, për këtë të fundit shkon më tej. “Nuk është si Zidani. Të jeni të sigurt. Ai kishte personalitet ndryshe. Sigurisht. Kishte me vete edhe Kristiano Ronaldon. Sot në Madrid një lojtar i tillë mungon shumë. Por ishte një mundësi e mirë për portugezin. Dha gjithçka në Madrid dhe donte të provonte një tjetër futboll.

E shoh që po argëtohet në Itali”, thotë legjenda argjentinase. Megjithatë, edhe këtij të fundit i lëshon një “thumb”: Nuk është lojtar që bën skuadër. Ky është leksioni i parë në futboll…

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"