Maradona sërish në kaos me vajzat, refuzon ftesën e martesës së Dalmës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2018 | 18:26

Maradona sërish në kaos me vajzat, refuzon ftesën e martesës së Dalmës

Diego Armando Maradona ka refuzuar ftesën e Dalmës, vajzës së tij të madhe, për në martesën e saj: këtë e ka konfirmuar avokati i argjentinasit, Matias Morla.

Maradona dhe Dalma

Arsyeja? Dalma duket të ketë kërkuar në ceremoni vetëm të atin pa partneren aktuale të këtij të fundit, Roçio Oliva. Dhe shumë shpejt situata ka kaluar në një sherr familjar: Xhiana, vajza tjetër e Maradonës, me të cilin ish-“Pibe de Oro” është në raporte më të tendosura prej çështjeve të lidhura me ish-bashkëshorten:

Diego Armando Maradona

“E kam unë një kavalier për të të shoqëruar në altar”, ka shkruar në “Twitter” duke publikuar një fotografi të Benxhamin Aguero Maradonës, djali i Xhianinës dhe Sergio Agueros, nip i Dalmës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"