Maradona rikthehet si trajner, ja ku do të drejtojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 12:03

Maradona rikthehet si trajner, ja ku do të drejtojë

Diego Armando Maradona do të rikthehet të trajnojë. Pas shumë eksperiencave, ai ishte përqëndruar kryesisht te kombëtarja e Argjentinës dhe eleminimit të saj nga Botërori.

maradona-750x430

Përveç kësaj Maradona ka bërë atë që bën zakonisht, sulm në shumë fronte me deklarata për të gjithë. Megjithatë, duket se ai do të ndjejë përsëri aromën e barit. Ish-futbollisti i Napolit do të trajnojë në Meksikë me klubin Dorados që militon në ligën e dytë. Maradona do të zëvendësojë Françisko Gomezin. Ky ekip ndodhet aktualisht në vendin e 13-të në kampionat pas 6 javëve të luajtura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"