Maradona kapet me pasaportë false në aeroport, humb fluturimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2016 | 22:33

Maradona kapet me pasaportë false në aeroport, humb fluturimin

Kontrollit nëpër aeroporte duket se nuk i shpëton as Diego Armando Maradona dhe kur bëhet fjalë për një pasaportë false, udhëtimi bëhet i pamundur.

MARADONA-seduta-cos-630x415Mediat argjentinase raportojnë se Maradona u ndalua të fluturonte në aeroportin e Bonus Airesit pasi i paraqiti kontrollit një pasaportë false. Kaq mjaftoi që lajmi të bente xhiron e mediave ndërkombëtare.

Ngjarja

Maradona ishte i shoqëruar nga e fejuara e tij Rokio Oliva dhe duhej të nisej për në Dubai, por në momentin e dorëzimit të dokumenteve, diçka nuk funksionoi siç duhej. Pasaporta e paraqitur rezultoi e vjedhur dhe… lamtumirë udhëtimit.

Maradona shfaqet i habitur nga e gjithë kjo histori dhe fillimisht dyshon për një inskenim, por më pas merr avokatin e tij në telefon duke i shpjeguar ngjarjen. Pasi bisedoi me mbështetësin e tij ligjor, Maradona i kërkoi që ta ndiqte çështjen deri në fund dhe menjëherë ngriti akuza politike.

“Nuk do të lejojë askënd që të drejtojë jetën time. Që prej 15 vitesh bëj çfarë të dua dhe asnjë nuk mund të më thotë se çfarë duhet të bëj. Është qesharake kjo kërkesë për vjedhje”,-ka thënë Maradona.

Ndërsa ka akuzuar presidentin Makri për hakmarrje, lidhur me disa deklarata të mëparshme të bëra prej tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"