Maradona: Kam qenë trajneri më i mirë i Argjentinës, dua të rikthehem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2017 | 19:45

Maradona: Kam qenë trajneri më i mirë i Argjentinës, dua të rikthehem

Diego Armando Maradona, ka shfaqur dëshirën që ka për të qenë përsëri trajner i kombëtares argjentinase të futbollit. Edhe pse Argjentina u kualifikua për në Botëror, humbja 4-2 ndaj Nigerisë në miqësoren e të martës, konfirmoi formën jo të mirë që po kalojnë amerikano latinët.

maradona

Maradona publikoi një tabelë krahasuese në llogarinë e tij në Instagram, duke treguar se gjatë përiudhës ku ai ka qenë trajner i ekipit kombëtar, ka pasur edhe efikasitetin më të lartë si trajner, që prej 1970-s.

“Kush fiton më shumë? Le të paraqesim konkluzionet. Jam i mërzitur sepse neve trajnerëve na heqin prestigjin, ndërsa lojtarët nuk i fajëson njeri. UNË DUA TË RIKTHEHEM” – shkroi Maradona.

 

Në grafikun që paraqet “El Pibe De Oro”, ai shënon 18 fitore dhe 6 humbje, gjatë 24 ndeshjeve ku ishte në krye të stolit argjentinas, me një efikasitet 75%. Ai ka qenë më parë trajneri i Argjentinës edhe gjatë Botërorit të Afrikës së Jugut në 2010, në të cilin u eliminua në çerek finale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"