Maradona i shënoi me “Dorën e Zotit”, portieri Shilton: E takoj vetëm nëse kërkon falje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2018 | 20:33

Maradona i shënoi me “Dorën e Zotit”, portieri Shilton: E takoj vetëm nëse kërkon falje

Kanë kaluar mbi 30 vjet që nga goli me dorë i Diego Armando Maradonës në Botërorin e Meksikës 1986, por për anglezët ai episod mbetet ende një plagë e hapur. Portieri që mbronte portën e Anglisë në atë ndeshje, Piter Shilton kërkon që Maradona të kërkojë falje, si kusht për ta takuar.

Sipas mediave britanike, Maradona, i cili pritet të udhëtojë drejt Anglisë në muajin qershor, i ka kërkuar portierit Shilton që të darkojnë bashkë për të hedhur një herë e mirë pas krahëve polemikat e së shkuarës.

Maradona dora e zotit

Kjo ftesë është mirëpritur nga ish-portieri, por me një kusht: “Një pjesë imja, – shprehet Shilton, – me thotë se ka ardhur koha të shohim përpara, pjesa tjetër jo. Kushti im është që para darkës Maradona të kërkojë falje për atë që ka bërë. Ishim të dy kapitenë atë ditë. Nuk e kam takuar më që nga ajo kohë. Nuk është që më ka munguar, ka kaluar shumë kohë.”

Në 2016-ën Shilton shprehu rezerva për një takim të mundshëm me Maradonën, duke u shprehur: “Të mendosh me Maradonën, më bën të ndihem keq.” Mirëpo këtë radhë duket se Shilton ka ndryshuar qëndrim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"