“Maradona është poezia e futbollit”, fjalë zemre nga drejtori Olsi Rama: Krahasojnë Mesin dhe Ronaldon me të, por unë mendoj që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 10:34

“Maradona është poezia e futbollit”, fjalë zemre nga drejtori Olsi Rama: Krahasojnë Mesin dhe Ronaldon me të, por unë mendoj që…

Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës, i ka pikëlluar të gjithë. Miliona mesazhe prekëse nga gjithë bota, teksa nuk munguan dhe homazhe edhe nga Shqipëria. Fjalë zemre për ndarjen nga jeta të legjendës argjentinase, edhe nga drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

Olsi Rama

Në një lidhje live për emisionin “Rubrika Sportive”, Rama, e quajti Mardonën poezinë e futbollit. “Në qoftë se Zoti do të kishte zgjedhur një engjëll ta zbriste të luante në fushën e blertë ai ishte Mardona”, u shpreh ndër të tjera drejtori i kuq.

“Unë kam pasionin tim për Juventusin, por kjo nuk do të thotë që mos kem pasionin për futbollin e bukur. Maradona u quajt “Dora e Zotit”, për golin e famshëm në finalen e Botërorit 1986. Goli që mori topin nga mesfusha dhe iu iku të gjithë lojtarëve, eklipsoi golin me dorë. Maradona është poezia e futbollit. Për një brez të hershëm që ka ndjekur futbollit, përkoi Maradona me ngjyrat. Me televizorin me ngjyra të viteve 80-të.

Ishte fenomeni që zbukuroi tablonë e futbollit. Është ai që ja vlen të presësh biletën, të presësh ditën e shtunë apo të të diel, të presësh ndeshjet me pasion. Ishte një gjeni. Disa nga titujt e gazetave shkruanin AD10S. Kjo fjalë ka brenda edhe fjalën Dios (Zot). Në qoftë se Zoti do të kishte zgjedhur një engjëll ta zbriste të luante në fushën e blertë, me të vërtetë Maradona ishte gjeniu i futbollit. Atë që bënte në fushën e lojës, në jetën private e kalonte në gjëra të tjera. Shpesh bëhet krahasimi me Ronaldon, Mesin, për lojtarët më të mirë të historisë.

Janë shembuj të jashtëzakonshëm të lojtarëve që bëhen me një punë të jashtëzakonshme, por unë besoj se Maradona ishte talenti në formën më të pastër, më puro. Një humbje e madhe. Të gjithë brezat do t’i ndjekin golat, me të vërtetë një legjendë”, u shpreh Olsi Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"