Maradona e thotë hapur: Tiki-tika ishte e Krojfit, ja kë votova si trajnerin më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 15:53

Maradona e thotë hapur: Tiki-tika ishte e Krojfit, ja kë votova si trajnerin më të mirë

Diego Armando Maradona duket se nuk e ka aspak problem që të tregojë hapur se kë ka votuar si trajneri më të mirë në qarkullim.

diego-armando-maradona-tecnico-doradps_0_51_1200_746

Legjenda e futbollit botëror në një intervistë nga spanjollja “Marca” ka deklaruar se ka votuar trajneri Zhose Murinjo si më të mirin.

guardiola

“Mes të dyve, më i mirë është me siguri Murinjo. Unë si trajner kam ende shumë për të mësuar. Ndaj për këtë arsye mendoj se do të shkoj në Mançester për një javë të shoh stërvitjet e Mrunjos, për ta pyetur për shumë gjëra, padyshim ai është më i miri.

Murinjo Manchester

Më i mirë edhe se Guardiola? Për mua po. Tiki-taka nuk u shpik nga Guardiola. Tiki-taka ishte e Krojfit. Vetëm se tani, Pep mund të zgjedhë lojtarin që do nga e gjithë bota. Kështu është gjithçka më e thjeshtë” – është shprehur Maradona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"