Maqedonia e Veriut/ 8 gola të shënuar, skuadrat shqiptare bëjnë “ligjin” në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2022 | 20:56

Maqedonia e Veriut/ 8 gola të shënuar, skuadrat shqiptare bëjnë “ligjin” në kampionat

Maqedonia e Veriut ka mbyllur javën e 7 ku janë realizuar në total 13 gola në 5 takimet e zhvilluara. Ecuri pozitive kanë paraqitur ekipet shqiptare të cilat kanë arkivuar 3 pikët e radhës. Shkëndija nuk ka zhvilluar ndeshje në këtë javë.

Screenshot_14

Shkupi ka mundur me shifrat 5-0 Rabotnickin, i cili u detyrua të mbyllte takim me 10 lojtarë pasi u ndëshkua më të kuqe në minutën e 9. Për Shkupin çdo gjë u bë më e lehtë pasi mbylli llogarit që në pjesën e parë duke realizuar 4 gola.

maqedonia e veriut

Struga vijon serinë e fitoreve duke mundur Skopjen me shifrat 3-0. Askush si ekipi shqiptar në këto 7 javë kampionat ku numëron plot 7 fitore duke “shpallur” kështu dhe kandidaturën për titull kampion.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"