Maqedoni e Veriut/ Shkupi vazhdon rrugën drejt titullit, triumfon dhe Shkëndija. Ja rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 17:33

Maqedoni e Veriut/ Shkupi vazhdon rrugën drejt titullit, triumfon dhe Shkëndija. Ja rezultatet dhe renditja

Janë mbyllur 5 ndeshjet e luajtura ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut të vlefshme për javën e 14-të të kampionatit.

shkendija

Shkupi vazhdon serinë e fitore teksa skuadra shqiptare ka shkatërruar 5-0 në shtëpi Pelisterin.  Shkupjanët e panë veten në avantazh të 3 golave që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënuan dhe dy herë të tjera. Shkupi mbetet në vendin e parë të kampionatit me 32 pikë, 4 më shumë se vendi i dytë Akademija Pandev.

Shkëndija arriti të marrë një fitore minimale 1-0 përballë Bregalnicës. Heroi i tetovarëve ishte Krivak që i dhuroi skuadrës së tij 3 pikë. Në sfidat e tjera, Akademija PAndev mposhti 3-2 Tikvesin, Renova fitoi 1-4 në transfertë ndaj Borecit ndërsa Struga mposhti minimalisht 1-0 Rabotnickin.

REZULTATET

Akademija Pandev-Tikves 3-2

Borec-Renova 1-4

Shkëndija-Bregalnica 1-0

Shkupi-Pelister 5-0

Struga-Rabotnicki 1-0

Skopje-Makedonija GP 1-2 (dje)

RENDITJA

rn

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"