Maqedoni e Veriut/ Shkëndija e Ernest Gjokës marshon drejt titullit kampion! Struga rikthehet te fitorja, Shkupi zhgënjen në shtëpi. Ja rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2021 | 17:00

Maqedoni e Veriut/ Shkëndija e Ernest Gjokës marshon drejt titullit kampion! Struga rikthehet te fitorja, Shkupi zhgënjen në shtëpi. Ja rezultatet dhe renditja

Është mbyllur java e 25-të në kampionatin maqedonas, teksa Shkëndija e Ernest Gjokës bëri detyrën në shtëpi përballë Sileksit duke e mundur me rezultatin 2-1, duke marshuar drejt titullit kampion.

Shkendija

Golat për vendasit u shënuan nga Nafiu në të 63’, ku për vendasit barazoi përkohësisht Xhorxhiev në minutën e 76’. Ishte Ibrahimi i cili me golin e tij në minutën e 86’ i dha fitoren ekipit Tetovës e cila kryeson e vetme kampionatin me 10 pikë diferencë nga Shkupi.

Rezultat zhgënjyes për Shkupin, që u mposht në shtëpi 1-2 me skuadrën e Renovës. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 8-të me anë të Jasaroskit, teksa Mishkovski dyfishoi në të 68’. Goli i vetëm për vendasit u shënua në minutën e 90’ të lojës.

Në sfidat e tjera Pelisteri mposhti 2-0 Vardarin, Rabotnicki fitoi 2-1 me Borecin ndërsa Struga mposhti vendin e fundit, Belasicën me rezultatin 3-1, duke u rikthyer kështu te fitorja.

REZULATET

Shkëndija-Sileks 2-1
Shënues: Nafiu 63’, Ibrahimi 86’/ Gorgiev

Shkupi-Renova 1-2
Shënues: Ademi 90+2’/ Jasarovski 8’, Mishkovski 68’

Pelister-Vardar 2-0
Shënues: Manevski 17’, 87’ (pen)

Rabotnicki-Borec 2-1
Shënues: Djurdeviç 83’, 90+1’/ Adili 82’

Struga-Belasica 3-1
Shënues: Ristevski 18’, Cake 27’, Kalanoski 53’ (autogol)/ Cake 88’ (autogol)

macooo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"